I tillë është edhe rasti i Sajmir Kaçulit, i cili ka vendosur të kthehet në tokën e tij në Shetaj të Durrësit, për të kultivuar rozmarinë, përcjell albinfo.ch.

Kaçuli tregon përse zgjodhi pikërisht këtë kulturë për ta kultivuar, tregun e shitjes dhe natyrisht pritshmëritë nga kjo eksperiencë.

“Është një bimë shumë e mirë, që mendoj se do të sjellë fitime në të ardhmen”.

Ndonëse shprehet i kënaqur, edhe Sajmiri, si çdo fermer, tregon problematikat që has dhe mbështetjen që duhet t’u bëhet fermerëve nga shteti.

“Problem është vaditja. E nevojshme është edhe një pikë grumbullimi”.

Ai shpreson që në të ardhmen të tërheqë edhe familjen e tij nga emigrimi dhe tokat që ka përreth, që sot janë me ferra, t’i kthejë në toka bujqësore.