Kthehet vrullshëm koronavirusi, sot 53 raste
Sot më 13 qershor janë testuar 313 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe terreni dhe me koronavirus kanë rezultuar 53 raste.
Rastet pozitive janë nga: komuna e Vushtrrisë 18 raste (11 Stanovc i Epërm, 4 Vushtrri, 1 Gllavotin, 1 Maxhunaj dhe 1 Dumnicë e Poshtme), komuna e Prishtinës 18 raste (18 Prishtinë), komuna e Istogut 11 raste (11 Shushicë), komuna e Rahovecit 3 raste dhe nga 1 rast Fushë Kosovë, Viti dhe Pejë.
Sot më 13 qershor 2020, janë shëruar 7 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 928.
Nga data 8 shkurt deri më 13 qershor janë testuar gjithsej 18.247 persona të dyshimtë për virus SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitivë kanë rezultuar 1.437 raste, me gjithsej 32 të vdekur, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese./mediafokus.info