Ktheni nxënësit në shkolla, mos luani me shpirtin e tyre të njomë!
Kamenica nuk e meriton këtë sjellje, qoftë nga komuna apo nga pushteti qendror tani e pothuajse 2 vjet.
Nxënësit duhet të kthehen në shkolla, ky është hapi i parë që duhet të ndërmerret e pastaj të komunikojnë institucionet mes veti.
Qeveria dhe kryetari i Komunës, si duket nuk e kanë të njohur që mbi 400 nxënës janë mbetur në dorë të zotit.
Askush nuk e ka të drejtën që të bëjë eksperimente me nxënës. Për ata që nuk kanë njohuri këta nxënës kanë humbur vitin pa fajin e tyre.
Arsimimi është interes nacional dhe si i tillë nuk lejon eksperimente si këto. Aq më keq kur shikon policinë në shkolla duke qenë viktimë e institucioneve qendrore dhe lokale për të mbajtur kinse një lloj rendi.
Ktheni nxënësit në shkolla. Mos luani me shpirtin e tyre të njomë./Izmi Zeka

