Ku ishe atë natë që më vranë babi…
Nga: Izmi Zeka
Më ike shpejt atë mbrëmje bija ime. As darkën nuk u ndale për ta ngrënë. Të shikova rrugës kur dole dhe mu duke se po fluturoje nga gëzimi.
Ah bre Liridonë shpirti i babës nuk e dija që do të shihja përherë të fundit nga dritarja me atë buzëqeshjen që e kishe për jetë. Nuk e di as vetë pse të shikova aq gjatë nga parmakët e dritares. E nëna jote më thoshte ulu burrë çfarë po shikon. Nuk e di babit po atë mbrëmje disi mu kujtua jeta jonë atëherë kur ishe fëmijë, kur niseshe për në shkollë, kur në luftë hoqëm të zit e ullirit.
Mu kujtua edhe kur linde, kur të lash emrin Liridonë. Sa gëzim kisha. U ktheva brenda ashtu duke menduar që as vetë tani nuk e di pse as se si ta shpjegojë. Kam ndejtur aty te krevati i shtrirë aty që bashkë rrinim, as që kam folur fare me të tjerët. E pa pritur vjen lajmi më i rëndë i jetës sime, Liridona vdiq u vra. Ishte kohë e shkurtër që u ndamë dhe më dukej ëndërr e keqe. Shikoja nënën, vëllezërit dhe motrat e tua ku dëneseshin pa ndal. U shemb toka babit as që munda ta mendoja se përse ka ndodhur, çfarë ka ndodhur, kush e bëri , përse. U humba babit.
Një moment atë natë më kujtohet që kam bërtitur sa s “ka. Ju vraftë nata ju që ma morët vajzën e pasandej kam qarë si fëmijë ama bash si fëmijë. Mu dukë që zemra mu nda në dysh e shpirti më iku prej trupit. Mendja më iktë gjithandej vogëlushja e babit, bukuroshja dhe e ëmbla e shtëpisë. Dhe sa ikte nata fjalët nuk kishin mbarim. E unë vetëm thoja pse vajzën time të mirë, të urtë do ta merrte plumbi i pa shpirt. Si nuk ju erdhi keq për mua, nënën , vëllezërit që kishte. Pse nuk patën shpirt për fëmijët që kishe. Dy engjëj duke u rritur.
A bre baba im ika për darkën pa kthim. Më priste bashkëshorti te dera. Nuk dija asgjë. U nisa buzagaz me fëmijët e mi. Nuk e di se çka ka ndodhur babi im. Kam dëgjuar krismat gjatë rrugës. E unë kam hapur krahët ti mbroja fëmijët e mi. Babi më dukej si ëndërr dhe me vete thash do të iki edhe kjo. Por Jo babi jo plumbat ranë mbi mu dhe sytë më mbetën qel duke shikuar fëmijët.
E pse nuk ishte ti babi të më shpëtoje. Ai iku ai burri im. Më la vetëm dhe nuk dija nga të ja mbaja. Pse babi më vranë. Çfarë u kam bërë.
Aman babi më trego pash nënën që e desha aq shumë. Pse ai djali me mjekër të zezë më vrau, pse plumbi më ra. Unë jetoja jetën time. Kisha dy fëmijë, pse më la babi burri im.
Edhe ashtu e vdekur babi më dukej se po qaja. Qaja për fëmijët dhe familjen time. Nuk e kuptoja as veten se ku jam. Dikush më mori ashtu të shtrirë. Rrugësh kisha të ftoftë. E tani nuk e di ku jam.
Babi merri fëmijët e rriti ashtu siç më rrite mua. Tani po iki se trupi mu ka rënduar. Harrova edhe diçka babi të them ata që më vranë nuk janë njerëz janë korba të zinj, ata nuk kanë shpirt heu nata i martë.
Unë po iki babi im ndoshta një ditë do të kthehem në shtëpi sikur ai zogu shtegtarë.
(Autori ka qenë ish-zëvendësministër i Punëve të Brendshme)

