Babadimri ka zbritur në Gjilan

Këtij viti i kanë ngelur edhe pak ditë. Babadimri ka zbritur në Gjilan tashmë. 2020-ta po vije ngadalë-ngadalë. Atmosfera festive tashmë ka filluar të ndihet gjithandej.

Babadimri është rikthyer në këndin e tij për foto me fëmijë, ndërsa rrugët e qytetit dhe lokalet janë stolisur me drita shumëngjyrëshe.

“Hohohohooooooo…..” është thirrja karakteristike e njërit prej personazheve më karakteristik të babadimrit në Gjilan, nga MUBI Production.

Shumë fëmijë ofrohen për një foto të kalendarit me babadimrin, apo qoftë edhe vetëm për një përqafim me gjyshin mjekërbardhë (hohohooooooo….).