Ku mbeti autostrada e Gjilanit?

Autostrada për Gjilan ka mbetur në mëshirën e zotit. Asnjë zë nga institucionet e Gjilanit e mos të flasim për Qeverinë e Kosovës.

Po të ishte në vendet e perëndimit vetë qytetarët nuk do të lejonin këtë zvarritje dhe këtë lojë që e bëjnë institucionet në dëmë të qytetarëve.

Gjitha afatet për mbarimin e kësaj autostrade janë tejkaluar dhe askush nuk merret me të dhe nuk jep llogari.

Ky është turpi institucional që i ndëshkon qytetarët e Gjilanit. /Izmi Zeka