“Për 4 vjet, 50 mln euro minimumi. Mund të vijë në rritje, varet nga cilësia e produktit që do u ofrohet kompanive, se tregu i garantuar është në tregjet amerikane, pra nëse do certifikohesh nga FDA”, tha Gjoka.

Ai shtoi se nuk duhet të paragjykohen bizneset që duan të marrin licensën. Si argument, kundër dyshimeve se mund të përdoret për qëllime të fshehta, Gjoka shtoi se nuk ka asnjë biznesmen që investon 2-3 mln euro, të rrezikojë aq sa të shkojë në burg.