Kujdes: Koronavirusi nuk merr ‘ditë pushimi’ as për Bajram

Ministria Federale e Shëndetësisë së Gjermanisë kishte bërë kohë më parë këtë mesazh (fotoja e bashkangjitur) për të gjithë besimtarët e fesë muslimane që jetojnë në territorin e saj.

Këtë thirrje, sot në prag të Festës së Bajramit, e sjellim për ju me këshillën për një kujdes të shtuar gjatë kësaj feste: “kufizo kontaktet, ruaj distancën, respekto rregullat e higjienës dhe mbaj maskën mbrojtëse në jetën e përditshmja” saherë që shfaqet nevoja.

Të gjithë juve që keni festë nesër: gëzuar, shëndet e mbarësi!

Koronavirusi nuk merr «ditë pushimi» as për Bajram, ashtu siç nuk ka marrë as për festat e Vitit të ri, as për Krishlindjen, as për dasma e as për ditëlindjen e askujt. /MLH