Kujt po i drejtohet kështu Kadriu: ‘Bravo bre, shumë mirë keni nis’

Heqja e shtesës prej 30 euro në pensionet e pleqërisë, nga qeveria Kurti, ka nxitur pakënaqësi te qytetarët e vendit, duke e ditur edhe gjendjen e rëndë në të cilën gjendemi prej një viti, shkaku i pandemisë, kur nevojat për barna janë rritur, sidmos te kjo kategori.

Mimoza Kadriu, vendimmarrëse komunale në Gjilan, ka reaguar përmes një postimi në profilin e saj, ku e mllefosur, thotë: ‘Bravo bre, shumë mirë keni nis’

‘Skandaloze… te fillohet prej me te dobetit, per t`i sherbyer te fortit. Ne vend qe kete kategori me e ndihmu me mjete shtese si kategoria me e rrezikuar, keta çohen dhe e nderprejne vendimin qe qeveria Hoti mori per ngritje ne vlere prej 30 eurosh. Çka bene more nje pensioner me 100 euro eeeej…. as barnat e zakonshme nuk mundet me i ble, e lere me qe ne kete periudhe kohe jane shtuar edhe barna tjera si mase parandaluese per t`u nga kovid, siç jane aspirina, vitamina C, D etj etj….

Normal edhe kjo e ka nje arsye,… votuesi i tyre nuk ishte pensioneri kosovar, por ishte ai qe ne shtetin ku jeton i ka krejt sigurimet nga shteti, kurse te ne erdhi kinse e beri “ndryshimin”…. Bravo bre, shume mire keni nis’.