“Kujtim Shala ka vendosur të mos jetë në garë për kryetar të LDK-së”

Ish-këshilltari i Avdullah Hotit, Visar Berisha, ka folur edhe për figurën e Kujtim Shalës, emri i të cilit vazhdimisht është përfolur për kryetar të LDK-së.

“Sa e di unë Kujtim Shala nuk do të jetë njëri nga kandidatët për kryetar të LDK-së. Kështu ka vendosur ai vetë”, tha Berisha për RTV Dukagjini.

Berisha ka thënë se barra nuk duhet të bie vetëm mbi kryetarin e LDK-së por në një grup.