Kultivonin heroinë në këtë fshat të Gjilanit, arrestohen dy persona
Në një shtëpi, në fshatin Kravaricë të Gjilanit është kultivuar substancë narkotike e llojit heroinë, raporton Mediafokus.info.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pasi ka gjetur 101 gramë substancë narkotike të këtij lloji dhe ka arrestuar dy persona.
“Fshati Kravaricë, Gjilan 09.11.2020 – 17:00. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi tek të njëjtit janë gjetur 101.2 gramë substancë narkotike e llojit heroinë. Me urdhër të prokurorit janë kontrolluar shtëpitë e dy të dyshuarve dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë konfiskuar mjete për matjen paketimin dhe përpunimin e substancës narkotike para të gatshme 120 euro etj. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë./Mediafokus.info./

