Rrahen babë e bir, njëri përfundon në burg, tjetri në spital
Në Rahovec janë përleshur mes vete babë e bir dhe njëri ka përfunduar në spital, ndërsa tjetri në burg. Rasti është cilësuar si ‘lëndim i lehtë trupor’.
Rahovec 09.11.2020 – 15:45. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k (babë e bir), pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një thikë kuzhine. Njëri nga të dyshuarit ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e policisë.