Kundërshtari ia preku plisin, boksieri shqiptar e bëri për lese

Një kundërshtar boksi ia ka hequr nga koka plisin shqiptarit dhe ia ka hedhur në tokë, por hakmerrja në ring ka qenë e ashpër.

Gjatë matjeve zyrtare, boksieri shqiptar, Amarildo Bakaj u provokua keq nga kundërshtari.

Bakaj iu hakmor gjatë meçit, kur kundërshtarin e “mbyti” me grushta, jo vetëm si rival, po edhe si hakmarrje për njollosjen e simbolit shqiptar.

Pasi e dërgoi në “ëndrra” kundërshtarin, Bakaj e mori plisin dhe i tregoi se ky simbol nuk preket.