Kur do të fillojë pjesa tjetër e pagesave për bujqit, flet Besian Mustafa

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Musatafa, ka dhënë lajmin e mirë për bujqit, pas vizitës në komunës së Malishevës, raporton Mediafokus.info.

Mustafa gjatë vizitës së tij në njërën nga pikat grumbulluese të qumështit në këtë komunë, ka thënë se nga muaji shkurt do të fillojë pjesa tjetër e pagesave për bujqit.

“Sot jemi në Komunën e Malishevës, në njërën ndër pikat grumbulluese me të rëndësishme të këtij regjioni dhe ne tërë vendin, ku bashkëbiseduam me pronarin por edhe kooperantët e kësaj pike grumbulluese. Natyrisht përbënë një përmbledhje e të arriturave që kemi realizuar gjatë vitit 2020, dhe që do i vazhdojmë në vitin 2021. Është lajm i mirë që kemi pasur mundësi financiare me kryeministrin dhe ministrin e Financave që të sigurojmë fonde të mjaftueshme edhe përmes ligjit të buxhetit, pra duke i garantuar fonde që të kemi pagesë dy herë të subvencioneve për vitin 2020, dhe një pjesë e madhe ka përfunduar”, ka thënë Mustafa.