Kur do të hapet kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës?

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli i ka kërkuar sot ambasadorit të Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi, me të cilin ka biseduar rreth gjendjes së krijuar me COVID-19, që kufiri Kosovë-Shqipëri të hapet, në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi të qarkullojnë.

“Kufiri duhet të hapet për faktin se qytetarët duan të lëvizin, ndërsa shëndeti publik duhet të mbrohet përmes ministrive tona përkatëse dhe instituteve tona kombëtare të shëndetësisë dhe duhet të bllokohen konvojat e ardhjes masive nga Serbia të cilat po e rrezikojnë vetë Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran”, ka thënë Veseli, raporton KP, përcjellë gazetaexpress.

Kurse ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi, thotë se në këtë takim janë diskutuar të krijohen premisa që në një të ardhmen të shpejt të hapet kufiri.

“Besoj që me këtë ecuri që ka deri tani, në muajt në vazhdim do të kemi lajme të mira”, ka thënë ambasadori Minxhozi./mediafokus.info