Kur Hashim Thaçi thoshte se nuk e jep flamurin kombëtar për shtet
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot krenohet me flamurin e Republikës.
Madje, bëhet fort nervoz kur në ndonjërën prej konferencave ndërkombëtare me përfshirjen e dhjetëra shteteve, mungon flamuri ynë.
Por, në vitin 2002, Thaçi kishte thënë kategorikisht në kuptimin e asaj që më mirë pa shtet se ta ndërrojë flamurin kombëtar, kuq e zi, raporton MediaFokus.
“Identiteti kosovar nuk ekziston dhe nuk e jap flamurin për shtet”, kishte thanë asokohe presidenti Thaçi për gazetën “Java”, që ishte kryetar i PDK’së./MediaFokus/

