Tri familje nga Gjilani kanë hapur bunare në vendet e varfra si dedikim për njerëzit e tyre të dashur

Disa familje nga Gjilani, Shabani, Bunjaku, Leka dhe të tjera kanë investuar në hapjen e puseve në vendet e varfra, për të siguruar ujë të pijes për familjet e atjeshme, shkruan Mediafokus.info. 

Kështu humanizmi i Myshyr Shabanit, i cili nuk jeton më, ka mbërritur edhe në Pakistan, ku nga pasuria e tij që e kishte fituar si mërgimtar, ka hapur një pus, duku u siguruar ujë të pijshëm disa familjeve të varfra atje.

Myshyr Shabani vdiq më 6 maj, por emri i tij si bamirës do të jetojë gjatë. Pusi që rrjedh ujë të pijshëm është emërtuar me emrin e Myshyr Shabanit.

Mediafokus.info merr vesh se edhe familja Leka ka ndërtuar një burim uji në vendet e varfra, si dedikim për shpirtin e kryefamiljarit, Xhelal Leka, i cili nuk arriti ta mund koronavirusin.

Njësoj ka bërë për prindërit e saj, Raif e Bedrije Veselin edhe Lumnije Veseli -Bunjaku me familje.

‘Sakrifica e prindërve për femijët e tyre tejkalon çdo kufi, andaj menduam se çfarë ne mund të bënim për ta?! Vendosëm se “sadakaja më e mirë është dhënia e ujit”, duke ua shuar etjen atyre të cilët edhe në këtë shekull vuajnë për ujë. Kështu vendosem t’ ia hapim një pus në emer të prindërve tanë si sadakaja më e mirë e mundur për ta”, ka shkruar Lumnija.

Kurse Bardha Leka, në emër të familjes Leka, e cila për familjet e varfëra në Afrikë ka hapur një burim uji për shpirtin e babait të saj Xhelalit, ka shkruar: “Kur vdes njeriu, i ndërpriten gjitha veprat e tij, përveç në tre raste: Sadakaja e vazhdueshme, dituria të cilën ka lën pas dhe fëmija hallall, i cili do të lutet për të. Dhe dituria jote do te jete veper e pavdekshme ne kete bote”. /Mediafokus.info