Kur mesazhi politik shpërblehet me art
Një mërgimtar me prejardhje nga Llapi e ka vlerësuar lartë nënkryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.
Fjala është për Hysni R Mehmetin, i cili mesazhin politik të Hazirit në një televizion, e ka vlerësuar mesazh prej burrështetasi dhe ia ka bërë një portret, më një mbishkrim në superlativ, shkruan Mediafokus.info.
“E portretova Lutfi Hazirin për një arsye: mbrëmë në DPT T7 •TE FIDANI• u paraqit tamam si burrshtetas, pa fyerje, pa ngacmime politike, veç mesazhe për shtetin dhe politikën! Nje dhuratë për Të nga Unë Hysni R Mehmeti-Art”, ka shkruar ai, në faqen e tij në Facebook, duke ia bashkangjitur edhe portretin e Lutfi Hazirit./Mediafokus.info/


