Luftë për kapjen e shtetit

 Ardian Nokaj

I trishtuar nga lufta për kapjen e bordeve, vërtet s’di si ta përshkruaj ketë pafytyrësi – Borde politike në vend të atyre profesionale, deri kur ma kjo zhvatje e Shtetit.

Ka shumë njerëz të diskriminuar në Kosovë. Shumë padrejtësi e shkelje janë bërë, andaj edhe kemi shumë pakënaqësi të akumuluar.

Të gjithë janë ndjerë të përfaqësuar me shkarkimin e bordeve të ndërmarrjeve publike.

Borde këto të zgjedhura mbi baza partiake, nepotiste e klanore nga qeveria e kaluar.

Nuk vonoi shumë dhe u kuptua se këto veprime ishin veçse ushqim për propagandën.

Mund të kemi tingëlluar pretencioz dikur, por për ne kjo nuk është befasi.

Njerëz të korruptuar, njerëz të partisë kemi gjithandej, nëpër ministri e borde.

Kjo që po e shohim tani është përsëritje e vagullt e përvojave të shekullit të kaluar.

Kapja në emër të çkapjes, është në logjiken e njëjtë me diktaturën e partisë kundër shfrytëzimit dhe diktatit të kapitalit.

Kryeministri në detyrë Kurti ka emëruar Enis Berishën drejtor në ‘Ndërmarrjen Publike Qendrore Infrakos – ShA’.

Enisi ky njeri është i fryrë në korrupsion e keqpërdorime: ka marrë 18 mijë euro paga të jashtëligjshme për vete, i ka aprovuar vetes udhëtime jashtë vendit në vlerë mbi 23 mijë eurosh.

 Artan Dermaku, i aderuar së fundi në VV është anëtar i bordit në të njëjtën ndërmarrje; Mentor Hyseni, ish kandidat për deputet, Kryesues i Bordit në Ujësjellësi Rajonal Prishtina; kurse Kujtim Shala që ishte po ashtu kandidat për deputet është zgjedhur drejtor në ‘Posta e Kosovës’ Sh.A.

Ka diçka që i dallon kapësit e rinj nga të vjetërit.

Këta vijnë me ‘tagrin legjitim’ të kapjes në emër të popullit.

Për këtë popull di e flet vetëm partia teksa e konstrukton. E kanë thënë hapur madje se udhëheqjet e ndërmarrjeve duhet të jenë politikë.

Hija e ‘funksionarëve’ të partisë po na sillet vërdallë në Kosovën e vitit 2020.

Kosovës i duhet depolitizim i Bordeve, mundësi të barabarta e jo çkapje me interes kapjes për veti.

TURP!