Kurti: Asociacioni, marrëveshja e vetme që s’e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur pas takimit që pati mbrëmë me emisarin special të BE-së, Miroslav Lajçak, ku ky i fundit tha se u pajtuan për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani, përfshirë edhe Asociacion e Komunave me Shumicë Serbe.

Kurti tha se ka insistim nga faktorë ndërkombëtarë që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, ashtu siç është nënshkruar më 19 prill 2013, e më pas edhe i elaboruar në shtatë kapituj me nënshkrimin e 25 gushtit të vitit të theksohet edhe më shumë.

“Por ajo marrëveshje është tashmë e theksuar, pasi është e vetmja marrëveshje nga 33 marrëveshjet e Brukselit që s’e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese. Është e theksuar në kuptimin juridik, e kushtetues”, është shprehur Kurti, njofton Klankosova.tv.