Kurti dëshiron që zgjedhjet të mbahen në korrik

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, tha se kryeministri Albin Kurti e di tashmë që vendi do të shkojë në zgjedhje.

Madje sipas tij, është kërkesë e Kurtit që zgjedhjet të mbahen në gusht për shkak të ardhjes së diasporës në Kosovë.

“Kryeministri e din që ka me hy në zgjedhje këtë vit, e din. Edhe beteja si e kryeministrit të Kosovës ashtu siç ka qenë e Vuçiqit është, ai për me çliru Kosovën edhe ky për me ndryshu gjendjen me bë të fuqishme me fjalë. Dhe me i marrë votat kjo është, duket edhe kështu. Eshtë kërkesa e tij që me i bë zgjedhjet në korrik kur është diaspora këtu”, tha Haliti në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.