Kurti: Di shumë gjera, por nuk e di nëse kanë qenë në kohën e tyre ata që protestuan dje

Kryeministri në detyrë Albin Kurti është ballafaquar sot me pyetjet e gazetarëve rreth protestës së djeshme para qeverisë, ku është kërkuar përgjigje prej tij nëse ata kishin leje dhe ishin në kohën e tyre të lejuar për të dalë në qytet.

Kurti i është shmangur përgjigjjes së drejtpërdrejtë, duke thënë se nuk i di këto gjera.

“Unë di shumë gjera, por këtë nuk e di”, ka thënë kryeministri në detyrë. /mediafokus.info