Kurti do të mbahet mend për degradimin e vlerave më të shenjta të këtij populli të mirë

Izmi Zeka

Kurti dhe Osmani u ngritën mbi sharjet dhe fyerjet ndaj ekzistencës së shtetit të Kosovës.

Kurti do të mbahet mend që tërë karrierën politike e ngriti duke e degraduar luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Duke i luftuar me të gjitha mjetet e mundshme liderët e gjallë të UÇK-së e duke u përkulur te varret e dëshmorëve.

Do të mbahet mend për maninë e tij politke dhe egot personale vetëm e vetëm që të shijoj karrikën e Qeverisë.

Do të mbahet mend për lojë me ndjenjat e njerëzve të mirë të këtij populli të mirë që ka vuajtur gjatë gjithë historisë.

Do të mbahet mend si një përqarës i brendshëm e po ashtu duke e devalvuar në politkën e jashtme shtetin e Kosovës.

Do të mbahet mend për shumë çka të keqe për Kosovën dhe Shqiptarinë.

E ardhmja do të faktojë këto që po i them, ama dëmi do të jetë i madh.

……………………

Autori është ish-zv/ministër i Brendshëm