Kurti e Hoxhaj përshëndeten miqësisht

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka përshëndetur miqësisht, ish-kandidatin për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, shkruan Insajderi.

Kjo ndodhi në pritjen shtetërore për 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Ndonëse Kurti ka refuzuar një debat të thirrur nga Hoxhaj, ai sonte nuk hezitoi ta përshëndeste atë dhe Memli Krasniqin.