Rrëmbehet në Gjilan vëllai i një biznesmeni nga Maqedonia

Zeqir Ramadani, vëllai i biznesmenit të madh nga Maqedonia, Nexhdet Ramadani, është kidnapuar sot në rajonin e Gjilanit.

Së bashku me një shok të tij të quajtuar Arben Aliti, ata janë rrëmbyer dhe janë dëruguar në një restor villash “Gersheta”.

Dyshohet se ai është rrëmbyer për ta detyruar të paguajë haraç.

Pak orë pas rrëmbimit, të dyshuarit, mes të të cilëve edhe dy policë, janë arrestuar.

Të dyshuarit janë munduar të arsyentohen se njëri nga të rrëmbyerit ka pasur lidhje me gruan e një të dyshuari.

Por, hetimet tregojnë se ai është rrëmbyer për para.

Gazeta Insajderi ka zbuluar se të arrestuarit janë Valon Kiqina, Besian Neziri, Marigona Islami dhe Visar Kerqeli.

Të rrëmbyerit janë Arben Aliti nga fshati Sllupqan dhe Ruzhdi Ramadani nga fshati Likovë.