Kurti e shkarkon njeriun e afërt të Sami Lushtakut

Kurti ka shkarkuar Hajriz Kocin, eksponent i PDK’së në Skënderaj dhe njeriu i afërt i Sami Lushtakut. Koci është shkarkuar të mërkurën nga posti i sekretarit të Ministrisë së Inovacionit.

Përpos Kocit, gjatë ditës janë shkarkuar edhe sekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Fitim Sadiku, sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës, Betim Reçica, sekretari i Ministrisë së Financave dhe Transfereve Naim Baftiu, sekretari i Ministrisë së Administratës Publike Arton Berisha dhe sekretarja e M0inistrisë së Investimeve Strategjike, Shyhrete Gosalci./MediaFokus/