Kurti e VV ‘ndëshkojnë’ qytetet që s’i votuan, 60 për qind të parave të qeverisë i çojnë ku udhëheqin vet
Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po vazhdon edhe këtë vit me trendin e favorizimit të komunave të udhëhequra nga Lëvizja Vetëvendosje kur vjen puna të investimet e reja kapitale të nivelit qendror nëpër komuna. Investimet e reja kapitale janë një indikator i qeverisë aktuale në shpërndarjen e investimeve, si dhe tregojnë orientimin e tyre, për dallim nga projektet e vazhduara kapitale që paraqesin buxhetimin nga qeveritë e kaluara.
Në politikën e Kosovës, ka pasur vazhdimisht tendencë që partitë udhëheqëse të qeverisë të favorizojnë deri në një masë komunat ku udhëheq e njëjta parti, ndërsa këtë vit, dallimi është i madh.
Këto komuna përbëjnë 14.5% të sipërfaqes në Kosovë dhe 11.6% të popullsisë. Komuna me vlerën më të lartë të investimeve të reja edhe këtë vit vazhdon të jetë Gjilani, me investime në vlerë prej 6.3 milionë euro, apo rreth 29% të gjithsej investimeve të reja në komuna.

Në anën tjetër, ajo që ka rënë në sy ka të bëjë me faktin se komuna si Skenderaj që udhëhiqen nga Partia Demokratike e Kosovës nuk kanë marrë fare mbështetje nga qeveria.
GAP ka cituar gjithashtu edhe raportin e Komisionit Evropian për Kosovën që ka nënvizuar shpërndarjen e pabarabartë të fondeve për investime kapitale.
Ky vit nuk është risi sa i përket këtij fenomeni. Edhe vitin e kaluar, qeveria kishte bërë ndarje “si me thikë” kur vjen puna te investimet kapitale nga niveli qendror në komuna.
Edhe aty, prinin dukshëm komunat e udhëhequra nga Lëvizja Vetëvendosje, me Gjilanin kampione të përfitimit nga pushteti qendror. /Paparaci.com/



