Punëtorët shëndetësorë që ballafaqohen me pandeminë, do t’i marrin nga 300 euro shtesë

Punëtorët shëndetësorë, të cilët janë ekspozuar drejtpërdrejt ndaj rrezikut të infektimit gjatë punës së tyre, në trajtimin e pacientëve lidhur me virusin COVID-19, do t’i marrin nga 300 euro shtesë, raporton Mediafokus.info.

Ky është vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se këto mjete do t’u ndahen mjekëve dhe infermierëve për muajt korrik dhe gusht të vitit 2020.

“Ne propozojmë që infermierëve dhe mjekëve t’u ndahen shtesa nga 300 euro. Ky vendim parasheh kompensim për korrik dhe gusht, stafin që kanë qenë aktiv për këta muaj”, tha Bajrami. /Mediafokus.info/