Kurti fton në takim krerët e partive

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka ftuar në takim liderët e tri partive, PDK, LDK dhe AAK.

Kjo është konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net nga zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka.

“Po, sot në mëngjes, kryeministri Kurti u ka dërguar letër për takim tre kryetarëve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së”, tha Manxhuka për Reporteri.net.

Kurti kishte paralajmëruar se do t’i ftonte në takim krerët e partive pasi të certifikoheshin rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit.

Në anën tjetër, Ushtruesja e detyres se presidentes, Albulena Haxhiu tha dje gjatë ditës se seanca konstituive e Kuvendit do të thirret brenda afatit kushtetues.

“Në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese, seanca konstituive e Kuvendit të Republikës do të thirret brenda afatit të përcaktuar me Kushtetutë, duke hapur rrugën për themelimin e institucioneve të reja të dala nga vullneti i qytetarëve”, tha ajo mes tjerash.