Kurti, Hamza, Osmani e Sejdiu rrinë pak bashkë gjatë ceremonisë për Presidenten e re

Kryeministri Albin Kurti, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza dhe ish-presidentët Vjosa Osmani dhe Fatmir Sejdiu janë parë duke komunikuar me njëri-tjetrin në Presidencë, gjatë ceremonisë së marrjes së detyrës nga Presidentja e re, Justina Shiroka-Pula.

Në fotografinë e T7, Kurti, Hamza, Osmani dhe Sejdiu shihen me nga një gotë në dorë.

Ish-presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti nuk e kanë përshëndetur njëri-tjetrin para nisjes së ceremonisë.

Osmani erdhi në ceremoni dhe i përshëndeti ish-presidentin Fatmir Sejdiu dhe nënkryetaret e Kuvendit, Vlora Çitaku dhe Emilia Rexhepi, por nuk shkoi deri te Kurti.