Kurti i ikë sërish mediave, dërgon ministrat në konferencë

Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti ka zhvilluar sot mbledhjen e tetë me radhë në këtë mandat.

Përgjatë kësaj mbledhje janë marrë një mori vendimesh, ndër to edhe ndarje të mjete shtesë për zyrtarët policorë,mjekët, infermierët dhe bizneset.

Përpos kësaj janë miratuar edhe disa propozim-vendim të tjera në kuadër të ministrive të ndryshme, ndër to edhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Përpos kësaj, kryeministri i vendit, Albin Kurti në fund gjeti pak kohë edhe që të urojë bashkë-kolegun e tij, ministrin Xhelal Sveçla me rastin e ditëlindjes.

“Vjen një moshë kur festimi i ditëlindjes është pak i vështirë për shkak të vjetëve, por më duhet t’u njoftojë se ministri i Brendshëm e ka ditëlindjen. Urime Xhelal edhe po kaq të tjera”, tha ai.

Por pavarësisht se gjeti kohë që të urojë Sveçlën, Kurti nuk gjeti kohë që të dalë para mediave.Kjo është mbledhja e tetë me radhë e Kurti nuk është parë thuajse në asnjërën prej konferenca për media të cilat zakonshëm mbahen pas mbledhjeve të qeverisë.

Që nga marrja e mandatit në Qeverinë Kurti II, kryeministri Albin Kurti doli vetëm në një konferencë për media.

E në këtë konferencën e sotme ku gazetarët patën mundësi të shtrojnë pyetje e të marrin të dhëna më të detajuara për çështje të ndryshme nga kryeministri, ky i fundit nuk u paraqit përsëri.

Sot në konferencë për media folën ministri Hekuran Murati si dhe ministrja Rozeta Hajdari.Herat e kaluara njëherë e kemi parë zëdhënësin e Qeverisë, Përparim Kryeziu e herë ndonjë ministër nga radhët e kësaj qeverie.

Nuk dihet se cila është arsyeja që Kurti po zgjedh të mos dalë në konferencë për media pas mbledhjeve të qeverisë, por që kjo çështje po vazhdon të jetë njësoj