Kurti jep lajmin e madh: Kemi arritur marrëveshje për blerjen e vaksinave PFIZER

Kryeministri i Kosoves, Albin Kurti, në fund të mbledhujes së qeverisë, ka dhënë lajmin e madh  se Kosova e ka përmbyllur marrëveshjen me Pfizer për blerjen e vaksinave.

“I kemi blerë vaksinat nga Pfizer dhe ne do të mund të bëjmë vaksinimin edhe përtej grupeve më prioritet dhe ta përmbyllim me sukses imunizimin e 60 për qind të qytetarëve deri në fund të vitit. E përgëzoj ekipin e Ministrisë së Shëndetësisë që e ka përmbyllur këtë marrëveshje. Hollësitë e kësaj marrëveshje do të jepen më vonë”, ka thënë Kurti.

Ky lajm ka gëzuar ministrat, të cilët kanë duartrokitur./mediafokus.info/