Kurti: Kandidati për President duhet të jetë apartiak, përtej polemikave të skenës politike, me vlera kombëtare e profesionale
“Kryeministri Kurti ka deklaruar po ashtu se “për zgjedhjen e presidentit përgjegjësia bie mbi të gjitha partitë”, ndërsa shtoi se për këtë pozitë duhet një figurë konsensuale, të mos jetë i asnjë partie dhe dikush që është përtej polemikave të skenës aktuale, që i ka vlerat e dëshmuara kombëtare e profesionale dhe të jetë shprehje e unitetit”.
Në kuadër të konsultimeve, kryeministri në detyrë Kurti, paradite takoi kryetarin e PDK, Bedri Hamzën, ndërsa pasdite do të takojë kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përfundoi njoftimin Zyra e Kryeministrit.

