Kurti: Kërkesat e sindikatave janë absurde, jam në hall me ta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur se a do të ulet për dialog me sindikatat të cilat tash e disa ditë janë në grevë për mos-plotësim të kërkesave të tyre.

Kurti u bëri thirrje mësimdhënësve të kthehen në shkollë të hënën tjetër, por shton se nuk mungon komunikimi i qeverisë me përfaqësuesit e sindikatave, por racionaliteti i kërkesave.

“Kam hall për këto kërkesa që bëhen në mënyrë delirante”, tha Kurti.

Ai tha se janë me mësimdhënësit, por ata duhet të jenë me nxënësit.