“Kupa e Anamoravës” po organizohet për herë të parë në Kamenicë
Rexhep Hasani
Çiklistë të shumtë nga mbare Kosova, janë tubuar sot në Kamenice për të filluar nga këtu garën e çiklizmit “Kupen e Anamoravës”, e cila po mbahet për herë te pare ne kete qytet.
Në këtë ditë (e diel) zbarkuan e gjithë Federata e Çiklizmit në sheshin e qytetit te Kamenicës, e cila ka marr pamje kolorite te ciklisteve te te gjitha moshave.
Sipas organizatoreve te ketij eventi, gara e sotme do të kete mundësinë që qytetaret e komunes se Kamenices, ti shohin Yjet e Çiklizmit të Republikës së Kosovës dhe te Lugines e Bujanocit.
Në shesh do të ketë edhe koktej, muzikë dhe argëtim për të gjithë pjesemarresit.
Njeri prej organizatorëve te ketij eventi, Aguron Hoda, ka thenë se pjesëmarrësit kësaj radhe janë klubet e ciklizmit te Kosoves, ndërsa Kamenica do te jete përherë një vend mikpritës për sportisre te ciklizmit.
Kryetarit i komunës së Kamenices Kadri Rahimaj, pershendeti pjesemarresit e gares se ciklizmit, “Kupa e Anamoravës”, qe po mbahet ne kete komune dhe uroi ciklistet per nje gare te dinjitetshem dhe te arrijne rezultate te mira.
Kryetari Rahimaj, u shpreh i lumtur që sportistët e ciklizmit sot po garojne ne qytetin e Kamenices per ta sensibilizuar kete sport edhe me shume ne kete mjedis.
Udhëheqës të klubit të çiklizimit te Kamenices, kanë falënderuar komunën e Kamenices për ndihmën që ka dhënë për klubin e çiklizmit por edhe për federatën e çiklizmit.