Biznesmeni i njohur kosovar i dyshuari për vrasjen e të riut në Mitrovicë

Shefki Asllani, biznesmeni i njohur, është i dyshuari për vrasjen e sotme në Tregun e Gjelbër në qytetin e Mitrovicës.

Si pasojë e kësaj ka mbetur i vrarë një 27 vjeçar me inicialet V.F. Viktima kishte ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës pasi që nuk kishte mundur t’i mbijetojë plagëve, raporton Gazeta Insajderi.

Sipas policisë nga kjo ngjarje kanë mbetur të plagsour edhe dy persona të tjerë të cilët janë duke u trajtuar në spital.

“Me të pranuar informacionin, në vendin e ngjarjes me urgjencë kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Nga informatat e para nga vendi i ngjarjes është kuptuar se në rast ishin përfshirë katër persona civil, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar, tre persona ishin plagosur të cilët me urgjencë janë dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë. Ndërkohë nga autoritetet spitalore është raportuar se njëri nga të plagosurit, viktima V. F., 27 vjeçar, si pasojë e plagëve kishte vdekur, ndërsa dy të plagosurit tjerë vazhdojnë të jenë në tretman mjekësor”, ka njoftuar Policia e Kosovës.