Kurti kërkon lirimin e Hotit

Albin Kurti, kandidat për kryeministër ka kërkuar lirimin e Hotit, i cili kishte përmend vrasjen e tij një natë më parë.

Ky është postimi i tij:

Unë nuk jam John Fitzgerald Kennedy kurse z. Haxhi Hoti nuk është Lee Harvey Oswald.

Nuk mund t’i vlerësoj çështjet e sigurisë dhe as të përzihem në ato të drejtësisë, por besoj që do të ishte mirë që z. Hoti të lirohet e ta presë Vitin e Ri 2020 me familjen e tij në shtëpinë e tij, ka shkruar Kurti.

Pas postimit të Hotit dhe thirrjes se publikut për të reaguar prokuroria, policia e Kosovës e arrestoi anëtarin e NISMA-s./MediaFokus/