Kurti: Ne i kemi propozuar opozitës dikë që e duan më shumë se mua dhe jo më pak se mua
Kanë dështuar bisedimet në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për çështjen e Presidentit.
Pas kësaj, është deklaruar për media edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Ai ka thënë se kanë propozuar Glauk Konjufcën për President, për siç thotë ai “opozita për të ka më shumë mirëkuptim e dashamirësi”.
“Ne kemi propozuar njeriun e dytë më të votuar në histori të Kosovës, për të cilin gjithë pajtohemi që ka më shumë mirëkuptim e dashamirësi nga opozita dukshëm më shumë sesa mua. Pra ne iu kemi propozuar dikë që e duan më shumë se mua dhe jo më pak se mua”, ka thënë Kurti.

