Kurti: Në Veri pati agresion nga bandat kriminale
Kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të reagojnë duke e dënuar “dhunën dhe agresionin e bandave kriminale në veri të Kosovës”.
“I bëj thirrje faktorëve ndërkombëtarë, kryeqendrave perëndimore demokratike, Bashkimit Europian dhe NATO-s që të dënojnë dhunën dhe agresionin e bandave kriminale në veri të Kosovës të cilat janë qartazi të nxitura, përgatitura dhe financuara nga Beogradi”, tha Kurti në një konferencë për media.
Ai tha se “e kuptojmë brengën e faktorëve europianë dhe amerikanë për efektin negativ të fushatës së dezinformimit për dy vendimet tona”.
Kurti tregoi se mbrëmë ka kontaktuar me aleatët europianë dhe amerikanë, ndërsa e falënderoi ambsadorin amerikan Jeffrey Hovenier për rolin e tij për “zbutjen e gjendjes”./infokusi

