Lutfi Haziri komenton vizitën e Kurtit tek varri i Rugovës

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, duke komentuar vizitën e Albin Kurtit, tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, ka thënë se është mirë që të gjithë liderët kanë filluar të gjunjëzohen para varrit të tij.

Haziri ka thënë se gjunjëzimi para varrit të Rugovës është gjunjëzim para veprës dhe punës së tij.

“Më vjen mirë që herët a vonë liderët e partive politike që përshijnë edhe të majtit edhe ekstremin e majtë edhe liderët e të majtës qendër që kanë filluar m’u gjunjëzu para varrit të tij, sepse është gjunjëzim para veprës së tij, para filozofisë së tij politike dhe para kontributit të tij politik në shtet. Dita e bardh sot shënohet falë vizionit të tij dhe kryengritjes së UÇK-së në vitet 98-99”, ka thënë Haziri për ekonomiaonline.