Parim Olluri: Kjo është dëshmia më e fortë e kapjes së shtetit nga PDK-ja

Gazetari dhe publicisti, Parim Olluri, ka thënë se dëshmia më e fortë se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është kapsi më i madh i shtetit është emërimi i Rashit Qalaj, drejtor i Policisë së Kosovës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Olluri ka përmendur aderimin e Qalajt në PDK, duke thënë se është edhe i hetuar për marrje ryshfeti.

“Nuk ka dëshmi me te forte se sa kjo per kapjen e shtetit nga PDK-ja: Rashit Qalaj ishte emeruar nga PDK-ja ne postin e drejtorit te Policise se Kosoves, ndonese ishte i hetuar per marrje ryshfeti”, ka shkruar Olluri.

Tutje Olluri është shprehur se “I njëjti nga Policia kalon edhe zyrtarisht ne PDK dhe futet ne listën e kandidateve për deputet te partisë. Nuk ka ndodhur ndonjëherë qe kryekomandanti i Policisë te futet ne liste zgjedhore te partive politike”.