Moti në Kosovë për dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Vende-vende, sipas parashikimeve, do të ketë edhe reshje shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugut dhe juglindjes me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet tutje në njoftimin e IHK-së.