Kurti: Nga nesër rriten lehtësirat, por hapja nuk do të jetë absolute

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se prej nesër fillon lehtësimi i masave nga pandemia në Republikën e Kosovës.

Ai ka falënderuar qytetarët që kanë respektuar të gjitha vendimet e Qeverisë dhe këshillat e IKSHPK-së.

“Atëherë ishte koha kur ne kishim nevojë për masa rigoroze, tash nga dita e nesërme mund të fillojmë më një hapje e cila nuk është absolute. Po i rihapim kopshtet dhe çerdhet për moshat 0-5 vjet. Pastaj po e bëjnë organizimin për testet e arritshmërisë për klasat 9, organizimin për testet e maturës për klasën e 12-të”, ka thënë kryeministri Kurti. /mediafokus.info