Kurti: Nuk mund të ketë qeveri të re, pa Kuvend të ri

Presidenti Hashim Thaçi ka filluar takimet me liderë të subjekteve politike parlamentare, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për formimin e një qeverie të unitetit, pasi qeverisë Kurti iu hoq besimi nga Kuvendi i Kosovës.

Pikërisht, Albin Kurti ishte ai që shkoi i pari në takim te Presidenti Thaçi, edhe pse ai është kundër kësaj ideje.

Pyetjes së presidentit për qeveri të re, i jemi përgjigjur me qëndrimin tonë se nuk mund të kapërcehet diku tjetër, duke i rikujtuar se çka thotë Kushtetuta e vendit për këto rastr.

“Nuk mund të ketë qeveri të re, pa Kuvend të ri. Presidenti nuk duhet të merret me emra konkretë sa i përket qeverisë, por me datë zgjedhjesh”, ka thënë Kurti, pas takimit me Presidentin

Kurti thotë se vendi ka qeveri në detyrë dhe i kërkon Presidentit të shpallë datën e zgjedhjeve të reja./medikafokus.info