Kurti rreth kërkesave për garanci për ish-drejtuesit e UÇK-së: Nuk më takon mua të ndërmarr hapa të atillë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ai nuk mund të kërkojë nga një shtet tjetër që të ofrojë garanci për mbrojtjen e pjesëtarëve të UÇK-së të cilët ndodhen në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë.

Kurti këtë e bëri të ditur gjatë një konference për media në të cilën u pyet se a do të kërkojë nga Kroacia ose ndonjë shtet tjetër garanci për ish-luftëtarët e UÇK-së.

“Nuk mund të kërkoj unë nga Kroacia për garanci, ka një proces juridik. Ata që janë në burg i kanë mbrojtësit e tyre ligjorë që janë duke e kryer mbrojtjen. Nuk është shteti në gjyq, andaj nuk më takon mua të marrë këso hapash. Do të ishte gabim për shtetin e Kosovës dhe për vetë ushtarët e UÇK-së që i kemi në Hagë”, ka thënë Kurti, transmeton klani.