Kurti: S’mund të ketë asociacion një etnik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se në Kosovë nuk mund të ketë asociacion një etnik.

“Unë më duket se ju përgjigja se çka do të ndodhë me asociacionin e ka thënë edhe peticioni i qytetarëve edhe veprimet e atëhershme opozitare e që besa edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Në Kosovë nuk mund të kemi Asociacion një etnik, pra është e domosdoshme që t’i integrojmë të gjithë qytetarët pa dallim etnie, të mos krijojmë ngrehina të cilat i ndajnë e i përçajnë ata”, tha Kurti.

Këto komente, kreu i Qeverisë i bëri gjatë vizitën në Prizren.