Kurti s`heq dorë nga Bekim Sejdiu – duhet ta respektojmë marrëveshjen për Presidentin

Kryeministri Albin Kurti tha se Lëvizja Vetëvendosje e ka kandidatin për President, duke përmendur Bekim Sejdiun, i cili më 14 shtator u tërhoq.

Kurti tha në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë se marrëveshja që Sejdiu të jetë kandidat i përbashkët me LDK-në, është ende e vlefshme për LVV-në.

“Sa i përket kandidatit, ne e kemi kandidatin. Kandidati është profesor Bekim Sejdiu nga marrëveshja”, tha ai, duke mohuar të ketë ndonjë emër tjetër.