Kurti shërben me bakllavë punonjësit e Qeverisë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në ditën e dytë të Fitër Bajramit mori goxha bakllavë me vete në punë.

Kurti shërbeu me bakllavë punonjësit në ndërtesën e Qeverisë, njofton Klan Kosova

Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Kryeministri në detyrë, sot, ditën pas pushimit për nder të Fitër Bajramit, në fillim të orarit të punës, priti dhe i shërbeu me bakllava zyrtarët që punojnë në ndërtesën e Qeverisë. Atyre iu uroi me fat Fitër Bajramin, mbarësi dhe shëndet”, ka shkruar Kryeziu./mediafokus.info/