Kurti: Sot takohem me Presidentin, por pa shtrëngim duarsh

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar gjatë një konference për gazetarë pas takimit të Komisionit pë Parandalimin e Coronavirusit, se sot në ora 15:00 do të takohet me Presidentin Hashim Thaçi.

“Po, do të ketë takim sot. Unë kam deklaruar para 3 ditëve nëse nuk gaboj që të premten pasdite do të mund të takohemi dhe do të takohemi sot në orën 15:00, por pa shtrëngim duarsh.”, ka deklaruar Kurti./mediafokus.info/