Kurti thotë se Time Kadriaj e ka goditur me vezë, rastin e trajton si sakrificë të tij për Republikën

Kurti tha se në Kuvend nuk shkon për veten e tij, por për Republikën, prandaj edhe tha se nuk “ankohet” për këtë gjuajtje me vezë.

“Edhe nëse bëhen aksione të tilla kundër meje, s’jam këtu për veten time, jam këtu për Republikën e Kosovës dhe kërkoj që edhe të tjerët të vijnë këtu dhe për Republikën të bëjmë marrëveshje. Nëse gjuajta me vezë dhe goditja e sakos dhe pantallonave të kryeministrit nga vezët që i hedh një deputete është çmimi që duhet ta paguaj në mënyrë që ata të ulen e të bisedojnë bashkë e të dialogojnë, jam i lumtur ta paguaj këtë çmim. Vetëm le të vijnë në takim. Vetëm le të ulen e bashkëbisedojnë. Unë nuk ankohem që  ata hedhin vezë, ankohem që ata s’duan të takohen”.

Kurti u pyet edhe për vazhdimin e seancës.

“Vazhdimi i seancës përcaktohet nga kryesuesi, ka filluar, por përfundon kur zgjidhet Kryetari i Parlamentit”.